Botë

Greqi, shpërbëhet parlamenti, nis gara për zgjedhjet

10.06.2019 12:49

Kryeministri në largim i Greqisë Aleksis Tscipras, takohet me presidentin Prokopis Pavlopulos...

Kryeministri në largim i Greqisë Aleksis Tscipras, takohet me presidentin Prokopis Pavlopulos për të kërkuar shpërbërjen e parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare. 
 
Bashkë me kërkesën për shpërbërjen e shtëpisë ligjdhënëse, Tsipras presidentit I prezentoi edhe të ashtuqëiajturën “Paketën e shpresës”, në përpjekje për të shpëtuar atë që mundet të shpëtohet pas debaklit që partia e tij përjetoi në zgjedhjet për Parlamentin Europian. Meqë takimi I  kryeministrit dhe presidentit greq, u vonua për një javë, zgjedhjet sipas afateve ligjore do  të mbahen më 7 korrik.
 
Por edhe pse këkron shpërbërjen e parlamentit, Tsipras në të njëjtën kohë vazhdon procedurat për ndërrimin e kryesuesve të Gjykatës Supreme, veprim që po kundështohet nga ekspertët dhe opozita për të cilët, një kryeministër që pësoi humbje katastrofale vetëm pak kohë mëparë, nuk ka legitimitet për të zgjedhur 5 anëtarët e lartë të Gjykatës Supreme. Me shpërbërjen e parlamentit, Greqia fillon edhe zyrtarisht periudhën parazgjedhore.
 
Aleksis Tsipras paraqet sonte programin e SYRIZA-s. Programi i siguron lehtësimin e taksave për klasën e mesme, 500 mijë vende të reja pune, të paguara më mirë ,  administratë publike efikase dhe një shtet të fortë me mirëqenie për qytetarët e tij. Por opozita e MIcotakisit, këmbëngul se vendi ëstë I gatshëm të hyjë në një faze të re zhvillimi. Ata thonë se kanë një plan të strukturuar për Greqinë të nesërmen. Në anketat e deritanishme, Demokracia e re kryeson me 10% kundrejt Syrizas.