Botë

Shpërthim në pallat nga gazi, në mes të plagosurve kryebashkiaku dhe 3 fëmijë

10.06.2019 13:54

Rrjedhja e gazit ka shkaktuar shpërthim zjarri në një pallat 3 katësh në komunën Rocca di Papa në provincën e Romës....

Deri më tani raportohet për 9 të plagosur, 3 prej të cilëve janë fëmijë.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.50 minuta e sipas informacione të para i plagosur është dhe kryetari i bashkisë së kësaj komune.
 
Një pjesë e ndërtesës është shembur e po punohet në gërmadha për të kërkuar persona të tjerë.
 
Në vendngjarje ndodhen skuadrat e shpëtimit e të ndihmës së shpejtë./OraNews