Maqedoni
Centralet fotovoltaike, shpallet tenderi i parë për tokë shtetërore
10.06.2019 14:31
Është shpallur tenderi i parë për ndarjen e tokës shtetërore, për ndërtimin e centraleve fotovoltaike....

Tenderi ka të bëjë me sipërfaqe të tokës në Shën Nikollë dhe Makedonski Brod, edh atë për 25 megavat energji në Shën Nikolë dhe një 10 mega wat në Makedonski Brod. Kushtet për marrjen e vendndodhjes do të jenë çmimi minimal, përkatësiht cili do të kërkojë më pak mbështetje nga shteti.
"Se sa para do të ndahen nga buxheti kjo varet nga shuma që do të arrihet. Unë pres që kjo të jetë kushti minimal sa I përket efekteve. Për të gjitha 200 MË që planifikojmë ti arrijmë, kjo shumë nuk do të kalojë më shumë se 4 milionë euro në vit", tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev.
Angjushev shpjegoi se shteti do të urbanizojë tokën, do ta kthejë atë në tokë ndërtimore, ndërsa fituesit e tenerit do të duhet vetëm të bëjnë një projekt themelor, të përpunojnë mjedisin dhe të blejnë pajisje. Këto janë 35 megavatë e parë të qendrave të planifikuara totale prej 200 MG fotovoltaike me një sistem premium. Ndërsa sasia e parë e energjisë nga centralet foto voltaike pritete të lëshohet në sistemin energjietik pranverën e vitit të ardhëshëm. Brenda disa javësh pritet të shpallet ankandi edhe për mundësinë e ndëtrimit të centraveve fotovoltaike në toka private.
SEDAT SELIMI
