Maqedoni
Rasti "Titanik", dëshmitë materiale asesi të përfundojnë
10.06.2019 15:01
Gjykimi për rastin Titanik që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore, ku janë të akuzuar ish funksionarë të VMRO-DPMNE-së ka vazhduar me shpalosjen e dëshmive materiale.....

Faza e dëshmive materiale për këtë rast po zgjatë që nga viti 2018, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për rreth 5900 dëshmi, duke filluar dëshmi per përpunimin e letërnjoftimeve që sipas prokurorise speciale i ka porositur VMRO për zgjedhjet e vitit 2013 dhe fletpagesa të ndryshme dhe dokumente të tjera. Gjatë seancës së sotme Prokurorja Lile Stefanova arriti të lexojë rreth 500 dëshmi materiale. Deri më tani në procedurë janë shqyrtuar më shumë se gjysma e dëshmive materiale të cilat filluan të lexohen që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur përfunduan SMS porositë nga përgjimet. Që procesi të prolongohet edhe më shumë kanë kontribuar edhe anulimet e shumta të gjykimit për shkaqe të ndryshme, ku për dy javë në maj kishim dy anulime.
Në rastin Titanik të dyshuar janë,ish Kryeministri Nikolla Gruevski që është në arrati, Kirril Bozhinovski, Mile janakievski, Gordana Jankullovska Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko si dhe 13 persona të tjerë. Ata akuzohen për shoqërim Kriminel, shkelje të drejtës së zgjedhjes,shkeljes së të drejtës së përcaktimit të votuesve,mito gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhorë dhe keqpërdorim të mjeteve për finansim të fushatës.
Ndryshe edhe disa nga lëndët tjera të PSP vazhdojnë lavirintheve të gjyqsorit.Lënda për dhunën në Qendër është kthyer nga fillimi përshkak të ndërrimit të gjykatëses Tatjana Mihajllova. Praktikë të njejtë kishte edhe në rastin "Titanik 3" ku për shkak të ndërrimit të gjykatëses Ola Ristova që vendosi të tërhiqet nga rasti edhe kjo lëndë sipas procedurtës ligjore u kthye nga fillimi.Të akuzuarit në rastin "transporter" që ka të bëjë me Ish kryetarin e Manastirit u gjykohet nga fillimi përshkak të ndërrimit të njërit anëtar të Këshillit gjyqësorë në këtë rast. Rasti "300"u kthye në rigjykim, ndërsa "Tanku" ka arritur në Supreme.
FLORA LATIFI
