Maqedoni
Pikë-kalimi kufitar Bellanoc-Stançiç, Osmani dhe Hoxhaj: Do të nis me punë në gusht
10.06.2019 15:32
Zëvendëskryetari për Çështje Evropiane, i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani....

Zëvendëskryetari për Çështje Evropiane, i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, së bashku me Zëvendëskryetarin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj vizituan vendin ku po kryhen aktivitetet ndërtimore për hapjen e pikë-kalimit kufitar Bellanoc – Stançiq. Njëherit u paralajmërua se ky vendeklalim kufitarë pritet të përurohet për qarkullim të qytetarëve dhe mallrave, deri në fund të gushtit.
“Ajo se cfar mund të shifni prapa nesh është se objekti vec po merr pamjen finale dhe presim që në fund të verës veturat e para të kalojnë nëpër këtë pikë kufitare e cila lidhë Republikën e Kosovës me Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të përafrohen njerëzit të cilët jetojnë në këto dy zona, gjithashtu do të rritë edhe këmbimin tregtar, qarkullimin ndërmejt dy vendeve”, tha zëvendëskryetari për Çështje Evropiane, i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.
“Ky vendklaim kufitar do ti ofrojë vendet tona, do të ndihmojë që shqiptarët në duja anët e kufirit të komunikojnë më shumë, më shpesh dhe më shkurt, por edhe si pike kufitare e cila do të ket një raport jo vetëm Kosovë – RMV, por edhe në raportet Kosovë – RMV – Bullgari. Diku në fund të muajit Gusht do të jetë përfundimi i punimeve, dhe besoj se automjetet e para do të kalojnë brenda një afati të shkurt kohorë”, tha zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.
Osmani, nuk la pa përmendur edhe pikë-kalimin kufitar Llojan-Miratoc, që lidhë RMV me Serbinë, me çrast theksoi se Serbia nu po sheh interes për hapjen e këtij vendkalimi.
“Për momentin qëndrimi zyrtar i sërbisë, sa i takon pikës kufitare LLojan-Miratoc është se ata nuk kan interes për ta hap këtë pik kufitare, do ta citoj qëndrimin e tyre Se 13 km, afër kësaj pike është pika kufitare Tabanoc, dhe se për disa kalime gjatë ditës nuk kan interes që të bëjn harxhime të dërgojnë njerëz e të bëjnë infrastrukturë, mirëpo ne nuk i kemi ndalur përpjekjet, unë edhe një herë do të kërkoj nga Beogradi që të kemi takim lidhur me këtë çështje”, tha Osmani.
Objekti i përbashkët doganor i pikë-kalimit Bellanoc – Stançiç, kap vlerën deri 1.200.000 euro, para këto të siguruara nga Bashkimi Evropian.
FATLUM AQIFI
