Kulturë
Filmi “Fqinjët”, kushtuar deinstitucionalizimit të personave me aftësi të kufizuara
10.06.2019 15:55
Në kinotekën e Maqedonisë u shfaq premiera e filmit “Fqinjët “ që ka përqëllim rritjen e ndërgjegjsimit...

Në kinotekën e Maqedonisë u shfaq premiera e filmit “Fqinjët “ që ka përqëllim rritjen e ndërgjegjsimit tek njerzit për të drejat e personave me çregollime psikosociale. Filmi dokumentar u mbështet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Programi për Zhvillimi i Kombeve të Bashkuara përmes një projekti të përbashkët të titulluar "Ndërtimi i një modeli lokal për deinstitucionalizimin e personave me aftësi të kufizuara".
"Filmi është një dokumentar i gjatë që ka ndjekur deinstitucionalizimin e njerëzve me vështirësi psiko-sociale në Kroaci për tre vjet. Ai punon me njerëz me diagnoza të sëmundjeve mendore si skizofrenia, depresioni dhe të gjitha diagnozat e tmerrshme që i kemi frikë dhe i njohim ato nga filmat horror. Doli se këta njerëz janë vetëm njerëz, njerëz me probleme të tyre që ata duhet të jetojnë dhe të cilët kanë nevojë për mbështetje për të arritur këtë", tha Tomislav Zhaja, producent i filmit.
"Si ministri gjatë dy viteve të fundit ne kemi vazhduar procesin e transformimit të institucioneve dhe shpresojmë që në vitet e ardhshme të gjithë njerëzit që janë të burgosur pa përgjegjësi penale në këto institucione do të vazhdojnë të jetojnë në komunitet", tha Dushan Tomshiq, përfaqësues i MPPS.
Në film, Fqinjët tregojnë historinë e njerëzve me çrregullime psikosociale dhe paaftësi intelektuale nga Osijeku Republika e Kroacisë, të cilët pas dekadave të izolimit e lënë institucionin për kujdes dhe fillojnë një jetë të pavarur. Filmi shfaqet në kuadër të programit rajonal "DOX FOR CHANGE".
REJHANE BUSHI METAJ
