Botë
Tiranë, Meta shfuqizon datën e zgjehdjeve, Kuvendi nis shkarkimin e presidentit
10.06.2019 16:38
Presidenti i republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka firmosur në mënyrë demonstrative dekretin për zhfuqizimin e datës 30 qershor për zgjedhjet vendore....

Në një konferencë të jashtëzakonshme, ai ka sqaruar për mbarë opinionin publik arsyet e çuan në anulimin e zgjedhjeve. Sipas tij, mungesa e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe situata politike që po kalon vendi janë disa nga arsyet kryesore, por frika më e madhe e presidentit ka qenë mundësia e një konflikti civil më 30 qershor.
“Është dekretuar data në kushtet e një klime normale politike në vend. Presidenti ka ndjekur në vijimësi masat administrative për realizimin e këtij procesi, por rezulton se në skadim të afatit të regjistrimit të partive politike, ato të opozitës nuk janë regjistruar, pasi sipas tyre nuk mund të garantohen standardet për zgjedhje të lira. Ky vendim i opozitës, pason vendimin e saj për djegien e mandateve. Nga ana tjetër Shqipëria po kalon një krizë kushtetuese. E gjithë kjo gjendje është shqetësuese dhe rrezikon stabilitetin e vendit.
Si President kam bërë të gjitha përpjekjet dhe kam bërë thirrje mes palëve që të gjejnë zgjidhje dhe të kalojnë krizën, por përpos thirrjeve sërish me keqardhje konstatoj se palët politike reflektojnë thellim të ndasive mes tyre.
Qeveria synon të shkojë e vetme në zgjedhje pa marrë asnjë hap për zgjidhen e krizës dhe dialog, nga ana tjetër edhe opozita shprehet se do të pamundësoje zgjedhjet, në vlerësim të situatës dhe gjuhës së urrejtje. Eksiton rreziku që vendi të shkojë drejt përshkallëzimit të pasojave të pakontrollueshme. E konsideroj këtë moment si moment serioz për paqen në vend.
Nëse në zgjedhje merr pjesë vetëm maxhoranca atëherë popullit i cenohet e drejta për të votuar Standardet jo vetëm nuk përmbushen por shkelen në mënyrë flagrante Këto zgjedhje kështu bëhen zgjedhje jo demokratike”, u shpreh Meta.
Reagimi i Partisë Socialiste ka qenë esktrem. Gjate mbledhjes së grupit parlamentar nga kryetari i partisë Edi Rama, është marrë vendimi që të nisin menjëherë procedurat për shkarkimin e presidentit.
“Kryesia e PS ka diskutuar mbi aktin brutal të Ilir Metës mbi Republikën Parlamentare të Shqipërisë. Kryesia ka vendosur që të enjten të zhvillojë një debat parlamentar, duke shtjelluar argumentet, se si Ilir Meta ka sulmuar Republikën dhe ka shpikur një institucion që nuk ekziston në asnjë vend të botës, që quhet çdekretim. Në fund do t’i takojë Kolegjit Zgjedhor apo KQZ që ta shqyrtojë nga pikëpamja juridike.
Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë. Do fillojmë procedurën e shkarkimit të Ilir Metës nga Presidenca të enjten. Është detyra jonë për të mbrojtur Kushtetutën”, tha zëdhënësja e PS-së Elisa Spiropali.
Ndërkohë komisioni qendror i zgjedhjeve ka vendosur sot që të vijojë me përgatitjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke e vlerësuar dekretin e presidentit, nul.
LULJETA NDOKA
