Maqedoni
Dimitrov: Një jo për RMV-në rrezikon vizionin e BE-së në Ballkan
10.06.2019 17:10
Pas suksesit të marrëveshjeve bilaterale dhe reforrmave në politikën e brendshme që shënoi Maqedonia e Veriut....

Pas suksesit të marrëveshjeve bilaterale dhe reforrmave në politikën e brendshme që shënoi Maqedonia e Veriut, dhe të mos ketë shpërblim nga BE, do të nxjerrte sfida të reja në BE dhe në planin politik të brendshëm të Maqedonisë së Veriut, ka thënë minsitri i jashtëm Dimitrov në Sofje, pas mbarimit të seancës së parë të komisionit ndërqeveritar me Bullgarinë.
"Jam I bindur se është shumë e rëndë për ne të mos ketë konsensus këtë vit për në BE pë neve. Kjo do të jetë shumë me rëndësi për ne, për vizionin evropian të rajonin. Duam që ajo të ndodh sa më parë sepse çdo prolongim mban sfida të reja në BE dhe për procesin e brendshëm politik tek ne. Këtë vit, t’i thuhet tregimit të Maqedonisë JO, praktikisht do të thotë të rrezikohet në përgjithsi politika e BE-së për Ballkanin", tha Nikolla Dimitrov, ministër i jashtëm.
Zaharieva: RMV duhet ti filloni bisedimet me BE-në
Me nënshkrimin e shpejt të protokolit për integrim në NATO u dëshmua përkrahja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut është shrehur ministrja e jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva, duke shtuar se Maqedonia e Veriut është me rëndësi strategjike për politikën bullgare.
"Shresoj që në samitin e dhjetorit të jeni anëtare fuqiplote e NATO-s. Me rëndësi është që në qershor të merrni datë dhe ti filloni bisedimet për në BE", tha Ekaterina Zaharieva, ministre e jashtme bullgare.
Në aspekt të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, në seancë janë potencuar rëndësia e bashkëpunimit në energjetikë, infrastrukturë dhe ekonomi. Theks të veçantë është vendosur në projektet aktuale dhe realizimin e tyre. Javën e kaluar anëtarët e komisionit interdisiplinar më përfaqësues nga të dyjat vendet janë pajtuan për historinë e dy vendeve, por për palën bullgare është kontestuese prejardhja e revolucionerit, Goce Dellcev. Seanca e rradhës e komisionit ndërqeveritar do të mbahet në muajin shtator.
NERMIN MULAKI
