Maqedoni

MPB dhe prokuroria: Nën dyshimin për ryshfet u arrestua sekretari shtetëror Jahi Jahiu

10.06.2019 17:30

Nën dyshimin për marrje të ryshfetit prej 38 mijë eurosh, policia e ka arrestuar sekretarin shtetëror...

Nën dyshimin për marrje të ryshfetit prej 38 mijë eurosh, policia e ka arrestuar sekretarin shtetëror në Ministrinë e shoqërisë informatike dhe administrate Jahi Jahiun.
 
Siç njoftohet nga Prokuroria dhe Minsitria e Brendëshme , dyshohet se Jahiu dhe një punonjës tjetër I kësaj Ministrie me iniciale J.G (52) dyshohen për marrje të parave dhe në këmbim kanë favorizuar kompaninë e cila e ka fituar tenderin për të realizuar një projekt të financuar me fonde IPA në vlerë prej më shumë se 1 milion eurosh.
 
Atyre u janë paguar edhe udhëtime jashtë vendit, ndërsa ata kanë informuar kompaninë e favorizuar për kushtet e tenderit dhe i kanë mundësuar pozitë më të volitshme në garë. 
 
“Për të dyshuarit, shtetas të RMV-së, ekziston dyshimi se kanë kryer veprën penale – pranim të ryshfetit që parashihet dhe dënohet me nenin 357 në lidhje me paragrafin 1 në lidhje me nenin 45 nga Kodi Penal. Janë realizuar verifikime dhe vërtetim të dyshimeve gjatë ndarjes së mjeteve nga Fondet IPA në vlerë prej 1.2 milionë euro, në periudhën 2014-2016, ku të përfshirë kanë qenë dy shtetasit e RMV-së, ndërkaq veprimet janë kryer në Itali, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar, Rumani dhe në shtete të tjera”, njoftojnë nga PTHP-ja.                                               
 
 Rastin e konfirmojnë edhe nga MPB-ja, e cila njofton se për këtë aksion kanë bashkëpunuar me shërbimin për ndalim të mashtrimeve – OLAF Shërbimi evropian për parandalimin e mashtrimeve dhe prokurorinë italiane nga Milanoja.
                                                                                   
“Para shpalljes zyrtare të tenderit, aplikantit të tenderit I kanë mundësuar qasje detale deri te informatat dhe si rezultat I kësaj, mu ai person ka fituar tenderin. Në vitin 2016 pasi ka filluar të implementohet projekti, personi i parë i dyshuar ka marrë 37.930 euro, kurse e dyshuara e dytë rreth 2500 euro”, u shpreh. 
 
Policia ka kryer 5 bastisje të koordinuara në Shkup dhe Kumanovë, ku dy janë kryer në Ministri dhe 8 bastisje në Itali, nga ku janë konfiskuar mbi 10 desktop kompjuterë, laptopë, USB, Mikro SD, celularë, tabletë, dy pistoleta, para të gatshme si dhe dokumentacion zyrtar.
 
ERSAN PAJAZITI