Maqedoni
Data për bisedimet me BE-në, VMRO DPMNE: Zaev gënjeu vjet, gënjen dhe sivjet
10.06.2019 17:49
Mbetet vetëm edhe një javë kur Këshilli i Ministrave do të vendosë për rekomandimin e Komisionit Evropian...

Mbetet vetëm edhe një javë kur Këshilli i Ministrave do të vendosë për rekomandimin e Komisionit Evropian që të caktojë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë e Veriut.
Përfaqësues të pushtetit janë optimist, pasi konsiderojnë se kanë shënuar rezultate, opozita kritikon për mungesë reformash.
VMRO DPMNE rikujton kryeministrin Zaev për deklarimet e tij para një viti, kur sipas tij rakomandimi pozitiv dhe fillimi i procesit të skriningut nënkupton edhe datë për fillimin e negociatave, gjë që nuk ndodhi brenda vitit të kaluar.
Sipas partisë së Mickovskit, Zaev sërish gënjen kur paralajmëron marjen e datës për fillimin e negociatave.
“Zoran Zaev, fajëson Berlinin se Merkeli nuk jepka datë për bisedime. Imagjinoni Merkeli nuk ka qëndruar karshi sistemit ekonomik të Gjermanisë, të afaristëve gjermanë, në anën e atyre që mbajnë ekonominë evropiane, të cilët e vlerësuan dhe dhanë zero për performansat e qeverisë së Zaevit. Për fat të keq qytetarët e Maqedonisë sërish humbën edhe një vit me Zoran Zaevin”, u shpreh zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
Ndërkaq, kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga një delagacion qeveritar, të mërkurën do të udhëtojë për në Berlin, ku do të ketë paraqitje Asamblenë vjetore të Odës Ekonomike të Gjermanisë dhe një ditë më pas edhe takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku Zaev sërish do të kërkojë përkrahjen e Gjermanisë, që vendi të merre datën për fillimin e negociatave në qershor.
18 qershori do të jetë testi parë. Nëse në këtë takim Këshilli i Ministrave nuk vendos për datën, çështja do të mbetet pezull për në korrik ose tetor.
SHPËTIM NUREDINI
