Kisella Vodë: Zjarr në një ndërtesë, evakuohen banorët
Tre zjarrëfikës janë lënduar gjatë intervenimit për të shuar zjarrin një banesë në komunën e Kisella Vodës në Shkup...

Tre zjarrëfikës janë lënduar gjatë intervenimit për të shuar zjarrin një banesë në komunën e Kisella Vodës në Shkup, ndërsa sipas informacioneve të policisë, nuk ka banorë të lënduar.
Njësiti i zjarrëfikësve ka njoftuar se një zjarrfikës ka marr djegje në dorën e djatht gjat intervenimit fillestarë dhe është dërguar për mjekim në spital, ndësa dy zjarrëfikës të tjerë kanë pasur probleme me frymëmarrjen për shkka të thithjes së tymit.
Zjarrëfikësit kanë evakkuar të gjithë personat që ishin në apartamentin e kapluar nga zjarri dhe katet e mësipërme.
Zjarrfikësit njoftojnë se evakuimi i banorëve të ndërtesës bëhet për shkaqe sigurie.
Zjarri kishte shpërthyer në një banesë në katin e pestë, ndërsa sipas banoreve mendohet se është shkaktuar nga një bombol me gazi.
Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrëfikësve pas një intervenimi prej 2 orë e gjysëm.
