Lidhja shqiptare e Prizrenit, 141 vjetori i organizatës politiko-ushtarake
Para 141vitesh përkatësisht më 10 qershor të vitit 1878 u mbajt Kuvendi i Prizrenit...

Para 141vitesh përkatësisht më 10 qershor të vitit 1878 u mbajt Kuvendi i Prizrenit, i cili shpalli formimin e Lidhjes së Prizrenit që përbën organizatën e parë politike dhe ushtarake të mbarë kombit shqiptar.
Punimet e këtij kuvendi u drejtuan nga Iljaz Pashë Dibra, ndërsa programi politik ishte hartuar nga ideologët e kombit shqiptar si Sami Frashëri, Pashko Vasa, Abdyl Frashëri, Jani Vreto, Zija Prishtina e të tjerë.
Me disa aktivitete të organizuara nga komuna e Prizrenit si ora letrare për fëmijë dhe të rritur që u mbajt në oborrin e objektit historic të lidhjes dhe koncertin muzikor “Nostalgjia” u shënua 141 vjetori I lidhjes.
Zyrtarët e Kosovës nëpërmjet postimeve në rrjeteve sociale kanë përkujtuar këtë ditë të rëndësishme histrike për kombin shqiptar, që mbetet ndër ngjarjet më sublime në historin e kombit Shqiptar, që pas vdekjes së Skenderbeut dhe pushtimit Osman të Tokave shqiptare.
Ndërsa në Shqipërinë e kapluar nga ethet e krizës politike nuk u njoftua për ndonjë aktivitet për Lidhjen e Prizrenit.
