Pakistan, arreestohet ish presidenti Zardari
Autoritetet në Pakistan kanë arrestuar ish-presidentin Asif Ali Zardari, nën akuzat për korrupsion. Zardari u arrestua në rezidencën e tij në Islamabad...

Autoritetet në Pakistan kanë arrestuar ish-presidentin Asif Ali Zardari, nën akuzat për korrupsion. Zardari u arrestua në rezidencën e tij në Islamabad, pasi gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tij për zgjatje të dënimit me kusht në një rast të pastrimit të parave.
Gjykata e Lartë në Islamabad e refuzoi kërkesën e ngjashme edhe nga motra e Zardarit, Faryal Talpur.
Sipas raporteve, deri më tani nuk është lëshuar ndonjë urdhërarrest për Talpurin. Zardari dhe Talpur akuzohen për transferimin e një milion dollarëve në kompaninë e tyre private, përmes llogarive të rreme bankare.
Por dy të akuzuarit Zardari dhe Talpur i mohojnë akuzat kundër tyre. Zardari ishte zgjedhur president në vitin 2008, pasi ka udhëhequr përpjekjet për të larguar sundimtarin ushtarak, Pervez Musharraf, dhe ka shërbyer deri në vitin 2013.
