Botë
Mali, vriten 100 pjestarë të një fisi
10.06.2019 20:12
Afro 100 njerëz u vranë në një sulm në një fshat të Malit, të banuar nga grupi etnik Dogon...

Sulmi ndodhi në fshatin Sobale Kou,ndërsa trupat e të vdekurve janë djegur, tha një zyrtar lokal.
Në muajt e fundit, në Mali ka pasur një numër të madh sulmesh - disa prej tyre etnike, disa të kryera nga grupet xhihadiste.
Përleshjet midis gjuetarëve Dogon dhe barinjve Fulani janë të shpeshta.
Në rajonin e njëjtë në muajin mars, mbi 130 fshatarë Fulani janë vrarë nga persona të armatosur, të veshur me veshje tradicionale të gjahtarëve Dogon.
