Botë
Trump dërgon kërcënime të reja për Meksikën
10.06.2019 21:25
Donald Trump kërcënon sërish Meksikën me taksa për shkak të imigrantëve...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha të hënën se shteti i tij e ka nënshkruar një marrëveshje tjetër për imigrimin dhe sigurinë me Meksikën, e cila duhet të miratohet nga ligjvënësit meksikanë.
Ai nuk dha hollësi të tjera, por kërcënoi se do ta fillojë zbatimin e taksave, nëse kuvendi i Meksikës nuk e miraton këtë marrëveshje.
“Ne e kemi nënshkruar një pjesë tjetër shumë të rëndësishme të marrëveshjes për imigrimin dhe sigurinë me Meksikën, një marrëveshje që Shtetet e Bashkuara e kanë kërkuar për vite të tëra. Ajo do të publikohet në të ardhmen e afërt dhe duhet të votohet nga organi legjislativ i Meksikës”, shkroi Trump në Twitter.
Ai shtoi: “Nuk presim ndonjë problem sa i përket votimit, por nëse për ndonjë arsye miratimi nuk bëhet, taksat do të kthehen”.
