Botë

Budapest, gjenden 4 trupa nga anija e mbytur në Danub

11.06.2019 10:29

Të paktën 4 trupa janë gjetur nga rrënojat e varkës turistike që u fundos në Danub në Budapest, muajin e kaluar...

Zhytësit hynë në anije dhe me një vinç lundrues nxorrën anijen  në sipërfaqe.

Anija mbante turistë të Koresë së Jugut kur u përplas me një anije tjetër lundrimi duke lënë 20 të vdekur dhe tetë të tjerë të zhdukur.

Pamjet nga vendi i ngjarjes të martën në mëngjes,  treguan kabinën dhe kuvertën e sipërme të anijes të nxjerrë nga uji teksa  zhytësit kërkonin për viktimat.