Maqedoni

Regjistrimi i popullsisë, Osmani: Presim vërejtje dhe sugjerime nga VMRO

11.06.2019 10:51

Teksti i ligjit për regjistrimin e popullsisë është përgatitur pothuajse gjatë një viti...

Teksti i ligjit për regjistrimin e popullsisë është përgatitur pothuajse gjatë një viti dhe se me partnerët e koalicionit kanë arritur konsensus për çdo pikë të tij, tha  Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.  Sipas Osmanit   ligj është në procedurë parlamentare,  dhe  shumica parlamentare  është  hapur për sugjerime, vërejtjet dhe kontributin e VMRO- rreth tekstit. Sipas tij, hapi më i rëndësishëm në këtë proces është të fitohet besimi i qytetarëve.
 
"Gjatë kohë e kemi  negociuar ligjin për regjistrim do të thoja më shumë se një vit, çdo shkronjë dhe çdo presje në atë ligj e kemi dakorduar. Më në fund jemi marr vesh, kemi arritur konsensus ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së dhe e kemi aprovuar në Qeveri, tanimë është në procedurë parlamentare. Unë dëgjova reagimet e opozitës maqedonase se nuk janë të informuar, por normal se nuk janë të informuar është vetëm në procedurë parlamentare. Fillimisht është dashur të arrihet konsensus në qeveri dhe tani presim që VMRO-DPMNE-ja të jap vërejtjet sugjerimet, kontributin e tyre për  shkak se pjesa më e rëndësishme e regjistrimit është të fitohet fillimisht besimi i qytetarëve. Kur të fitoni besimin e qytetarëve atëherë gjithçka është e lehte. Prandaj këtu nuk duam absolutisht që të kemi qasje selektive apo ekskluzive duam që VMRO dhe çdo grup që mund të japi kontribut në tekstin e ligjit, në jemi të hapur për t’i dëgjuar”-tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.