Maqedoni

Ohër, këshilltari Mena sulmohet nga kolegu Useini

11.06.2019 11:36

Këshilltari i Lëvizjes Besa, Xhemal Mena është ankuar se në mes të seancë është sulmuar fizikisht nga këshilltari i BDI-së Nefi Useini....

Mena menjëherë e ka lajmëruar incidentin në polici, e ndihmë ka kërkuar në repartin kirurgjik të Spitalit të Ohrit, ndërsa ka paralajmëruar edhe padi penale. Deri te rrahja ka ardhur për shkak të rishikimit të buxhetit. dëshmitar të incidentit kanë qenë këshilltarët tjerë, administrata dhe kryetari i Ohrit Konstantin Gjeorgjievski.
 
Nga Lëvizja Besa e dënuan ashpër sulmin ndaj këshilltarit të tyre. Rasti për të cilin bëhet fjalë është lajmëruar në polici dhe të gjitha ambasadat e huaja do të jenë të informuara. Presim që kjo të marrë epilogun e mirëfilltë. Gjithashtu, Lëvizja Besa u bën thirrje të gjitha organeve kompetente që të dënojnë seriozisht sulmin ndaj funksionarit partiak dhe përfaqësues të qytetarëve të Ohrit”-thonë nga Lëvizja Besa.
 
Për rastin në fkjalë ka reaguar vet këshilltari i BDI-së Nefi Useini. Ai duke shprehur keqardhje për rastin thotë se aktin eka kryer për shkak të revoltës se këshilkltari i Lëvizjes Besa Xhemali Menazi nuk ka votuar për planin e ri të NP Ndërtimi I ulët Ohër”, në të cilin janë paraparë punësime të reja.  Realiteti është ky! Të gjithë e dinë se në Komunën e Ohrit përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve por dhe i komuniteteve tjera joshumicë gjithmonë ka qenë një cështje e pazgjidhur. Për këtë shkak fokus në angazhimin tim politik në nivel komunal ka qenë mu kjo çështje, thot këshilltari I BDI-së.
 
Nga komuna e Ohrit nuk ka pasur ndonjë reagim për rastin, ndërsa SPB Ohër vetëm e konfirmuan incidentin.