Botë

Korea e Jugut: Në 318 lokacione janë kryer ekzekutime

11.06.2019 12:27

Një organizatë joqeveritare e Koresë së Jugut tha se ka identifikuar 318 lokacione në Korenë e Veriut që janë përdorur nga qeveria për të kryer ekzekutime publike....

Grupi Punues i Drejtësisë Tranzicionale tha se për raportin e tij intervistoi 610 të dezertuar nga Koreja e Veriut, për rreth katër vjet. Ai dokumentoi dekada të vrasjeve për shkelje të ndryshme, që varionin nga vjedhja e një lope deri të shikimi i televizionit të Koresë së Jugut. Ekzekutimet publike u zhvilluan pranë lumenjve, fushave, tregjeve, shkollave dhe terreneve sporteve, tha grupi i të drejtave të njeriut.
 
"Turma të 1,000 apo më shumë njerëzve do të mblidheshin për t'i parë këto ekzekutime", thuhet në raportin e publikuar sot. Sipas të njëjtit, familjarët e të dënuarve me vdekje, duke përfshirë fëmijët, janë detyruar në disa raste të shikojnë ekzekutimet.
 
Personi më i ri që ka qenë dëshmitar i një vrasjeje publike ishte shtatë vjeç, thuhet në raport. Për dekada me radhë, Koreja e Veriut është një nga shoqëritë më sekrete në botë. Është një nga vendet e pakta që vazhdon të jetë nën sundimin komunist.