Maqedoni

Aksident tragjik në qarkoren e Shkupit, 1 i vdekur, 2 të lënduar rëndë

11.06.2019 13:21

Mëngjesin e sotëm rreth orës 3.40 në qarkoren e Shkupit, në drejtim të autostradës Tetovë – Veles...

Mëngjesin e sotëm rreth orës 3.40 në qarkoren e Shkupit, në drejtim të autostradës Tetovë – Veles, në afërsi të hyrjes së Radishanit, makina e tipit “Apel Astra” me targa të Shkupit ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.
 
Në vendngjarje ka ndërruar jetë shoferi i makinës, 40 vjecari  me iniciale M.A nga Shkupi, derisa bashkudhëtarët B.N (42) dhe A.S (29) kanë pësuar lëndime të rënda trupore. I menjëhershëm ka qenë intervenimi i ndihmës së shpejtë. Të lënduarit janë dërguar në Klinikën “Nënë Tereza”.