Maqedoni
Testimi ekstern, nxënësit: ankesa për pyetjet në lëndën e historisë
11.06.2019 15:46
Maturantët nga tërë vendi iu nënshtruan provimeve eksterne....

Maturantët nga tërë vendi iu nënshtruan provimeve eksterne të matures shtetërore në lëndët filozofi, histori dhe biologji. Ekipi i TVM 2, qëndroi në Gjimnazin Zef Lush Marku, ku testimi filloi në kohë dhe nuk janë regjistruar parregullsi teknike.
"Gjithçka është në rregull, testimi ka filluar në ora 10, do të mbarojë në ora 15 në 1. Nuk kemi ankesa në lidhje me pyetjet e parashtruara të testimit, gjithçka është në rregull", tha Faruk Zeqiri, drejtor i gjimnazit Zef Lush Marku.
Por edhe pse nuk u evidentuan parregullsi të natyrës teknike ,nxënësit dhe profesorët që anketuam thonë se ka paqartësi, pyetje të palogjikshme dhe pyetje që nuk janë në kuadër të lëndës mësimore në lëndën e historisë. Sipas tyre këto pyetje duhet të korigjohen, sepse ndikojnë në suksesin e nxënësve për regjistrim në fakultetetet që do përzgjedhin.
"Ka pyetje shum të palogjikshme që nuk mundemi ti kuptojmë ,ka pyetje që nuk I kemi mësuar nga materiali apo askund"...
"Jemi të habitur sepse nuk I kemi pare asnjëherë këto pyetje dhe nuk dime se si ti bëjmë", thanë nxënësit.
"Nxën ësit janë të pakënaqur, pyetjet janë të pakuptimta, jo shumë por në disa pyetje shoh që ka ankesë, edhe pse un jam jurist e shoh që ka disa pyetje që janë të pakuptimta për nxënësit", tha Bexhet Muharremi, profesor në ZLM.
"Në planprogramet mësimore kemi edhe për popullin shqiptar, por ato pyetje nuk janë hasur në testet eksterne të cilin nxënësit e kanë përfundim, sepse pa të nuk munden të diplomojnë apo ta kryejnë shkollimin e mesëm", tha Behar Elezi, profesor i historisë.
Pas marrjes së rezultatave preeliminare të matures shtetërore në muajin korrik nxënësit kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa te komisioni shkollor I matures, i cili më pas të jnejtat I dorëzon në Qendrën shtetërore të provimeve. Në rast të pranimit të ankesës nxënësit I kthehen të hollat për parashtrimin e ankesës. Nëse nuk ka ankesa rezulatatet e matures, regjistrohen si valide në dëftesa.
FLUTURA LATIFI
