Maqedoni

Reformat në gjyqësi, Mehmeti: Jo vetëm ndryshim ligjesh, duhen analiza serioze

11.06.2019 16:01

Avokati i popullit Ixhet Mehmeti është pjesërisht i kënaqur...

Avokati i popullit Ixhet Mehmeti është pjesërisht i kënaqur me ecurinë e përparimit të sistemit gjyqësor. Por reformimi i sistemit sipas tij duhet të jetë I vazhdueshëm  dhe t’i përfshijë të gjitha sferat e gjyqësorit që nga burxheti, e deri tek propozuesit e ligjeve. Ai thotë mënyra e propozimit të ligjeve se  është e tmershme, por edhe më e dhimbshme është fakti se sa është numri i deputetëve të cilët propozojnë ligj, e për rëndësinë thelbësore të ligjeve.  
 
“Nuk mundesh ta ndryshosh sistemin gjyqësorin vetëm më ndryshim e ligjeve, fakt është se prej këtu fillon, por që të kesh ndryshime serioze, duhet të bëhen edhe analiza serioze... Tani po flasim për sistemin e burgjeve apo vendeve ku mbahen personat e privuar nga liria, por ne kemi hapur tema të tjera poashtu shumë të rëndësishme siq është gjyqësori I cili duhet të jetë shtylla kryesore, apo garancia kryesore për funksionimin e sistemit. Mendoj se pak jemi duke bërë përpjekje për t’i ndryshuar rrënjësisht këto sisteme”, tha Ixhet Mehmeti, avokat i popullit.
 
Mehmeti: Ligjet miratohen e më pas nuk respektohen
 
Mehmeti thekësoi se mënyra e sjelljes së ligjeve me procedurë të përshpejtuar është e gabuar, në disa vende nuk ekziston më një procedurë e tillë.  Sipas Avokatit të Popullit,  edhe ato ligje të cilat sillen, nuk respektohen.  
 
"Kemi ligj për finansimin e pushtetit gjyqësor ku duhet të ndahen 0,8 nga BPV, ndërsa ju e shihni se sa mjete ndahen as 0,3 për qind nuk ndahet për atë, që tregon se ligjet nuk respektohen”, tha Mehmeti  
 
Zaev: Përfunduam reformat në 4 shtyllat kryesore
 
Por kryeministri Zaev thotë  se Maqedonia ka përmbushur katër kriteret kryesore, ku përfshihet edhe gjyqësori.
 
“Të potencoj se Republika e Maqedonisë së Veriut ka mbaruar reformat në katër shtyllat kryesore: Sundimi i së drejtës, Shërbimet e Sigurisë, Administrata Publike dhe Antikorupsioni”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
 
Këto deklarime Mehmeti i bëri në Samitin e parë vjetor të rrjetit preventiv të mekanizmave nga tortura të vendeve të Europës Jug-lindore të themeluar në vitin 2013, që po mbahet në Shkup . RMV është kryesuese e këtij rrjeti për këtë vit ku marrin pjesë  6 vende. 
 
FITIM KRYEZIU