SHKA “Tradita”, mbahet manifestimi “Lidhja na Bashkon”

11.06.2019 17:26

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, organizoi Edicionin VI....

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, organizoi Edicionin VI me radhë të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon” që përkoi me 141 – vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit .

Organizatorët thanë se veprimtaria intelektuale e tetovarëve, ishte një levë shumë e rëndësishme e kongresit të Lidhjes së Prizrenit.

“Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” ka bërë detyrën, mbi të gjitha duke iu përmbajtur parimeve bazë të themelimit të saj, ndër vite është angazhuar që të sjell në vëmendjen e opinionit publik ngjarje që pasqyrojnë të kaluarën tonë sa të dhimbshme, por edhe krenare për historinë shqiptare, të përkujtojë figurat historike, të botojë vepra me karakter shkencor, si dhe të organizojë veprimtari letrare dhe artistike” – tha Kryetari i shoqatës për Kulturw dhe Art “Tradita”, Selam Sulejmani.

“Sheh Mustafa i Tetovës, i cili ishte nënkryetar i Lidhjes së Prizrenit dhe një duzine të tjerë tetovarë të cilët me veprat e tyre lanë shenjë në historikun e lavdishëm të qytetit dhe më gjerë.Është tejet e rëndësishme që gjeneratat e reja të kenë njohuri të thellë për veprimtarinë atdhetare dhe shkencore të këtyre personaliteteve, në mënyrë që që të gjejnë motiv shtesë për të vazhduar traditën e këtyre veprimtarëve dhe njëkohësisht t’i nderojnë të njëjtit” – u shpreh Valmir Aziri, sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës.

Shoqata “Tradita”, ndau edhe  Çmimin kombëtar “Ali Vishko” që sivjet iu nda  veprimtarit të mirënjohur, profesor Xhemaledin Salihut .

Gjithashtu me motivacionin për veprimtarinë patriotike, qëndresën përballë politikës hegjemoniste sllave, synimet politike dhe historike si dhe lirinë dhe demokracinë e popullit shqiptar, iu nda mirënjohje edhe veprimtarit të çështjes shqiptare profesor Nevzat Halilit. (Visar Sadiki, TVM2)