Botë
Shqipëri: Rezoluta për shkarkimin e Metës, në kuvend; Meta: Vendimin e morra që të shmang konfliktin civil
11.06.2019 18:00
Pikë e parë e rendit të ditës në Kuvendin shqiptar është këtë të enjte debati për vendimin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve.

Në projekt rezolutë, akti i Presidentit për shfuqizimin e dekretit të datës së zgjedhjeve konsiderohet një akt i paprecedentë që synon të mohojë realizimin e së drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.
Shumica vlerëson se akti i Presidentit është një absolutisht i pavlefshëm, jashtë kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë.
Pak orë pas paraqitjes së kësaj rezolute, kreu i Shtetit Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp.Ai ka shpjeguar se vendimi i tij nuk eshte ndikuar nga opozita dhe se nuk e kupton se përse kërkojnë që ta shkarkojnë.
“Në datën 8 qershor mund të provokohej një konflikt destabilizes. Vendimi im është marrë me përgjegjësi të plotë sepse në bazë të të gjitha të dhënave, jo për shkak të vullnetit të drejtuesve të të dyja palëve, por për shkak të grupeve të caktuara jashtë edhe brenda vendit, 8 qershori mund të shfrytëzohej për akte që do të cënonin rendin publik dhe do t’i jepnin hapësirë palëve për të fajësuar njëra-tjetrën”, u shpreh presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Sipas presidentit, Kushtetuta e Shqipërisë nuk e përcakton datën për zgjedhjet dhe kush e pretendon këtë nuk ka lexuar versionin e duhur të Kushtetutës.
LULJETA NDOKA
