Maqedoni
Ndryshimi i modelit zgjedhor, Zyberi: Valorizohet vota, shtohet cilësia në kuvend
11.06.2019 18:17
Idea për të zvogëluar numrin e njësive zgjedhore dhe për të hapur listat vlerësohet si nismë e mirë...

Idea për të zvogëluar numrin e njësive zgjedhore dhe për të hapur listat vlerësohet si nismë e mirë për demokratizuar edhe më shumë sistemin politik në vend.
Eksperti juridik dhe ish deputetik Naser Zyberi, konsideron se me ndryshimin e modelit zgjedhor, përkatësisht me hapjen e listave jo që do të rritet cilësia e garës por do të përmirësohet edhe përfaqësimi i interesave të qytetarëve në Kuvend.
“Të dy çështjet që janë aktualizuar dmth zvogëlimi i njësive zgjedhore dhe dhe idea që votuesi të ketë preferencat e veta në zgjedhjen e tij që dmth të ketë lista të hapura shkojnë në favor të demokratizimit sistemit politik në vend, të prezentimit autentik të interesit të qytetarëve përmes të zgjedhurve të tyre në Parlament dhe do ta shtojë kualitetin në partitë politike dhe garën për kandidat sa më cilësor“, shprehet analisti politik Naser Zyberi.
Por a rrezikojnë përfaqëismin bashkësitë me të vogla etnike dhe komunitet e ndryshme nëse zvogëlohet numri i njësive zgjedhore në tre apo një njësi siç po deklarohen parti të ndryshme?!
Sipas Zyberit, në të dy rastet valorizohet vota më shumë, krahasuar me modelin aktual.
“Kjo drejtpërdrejtë e valorizon votën e qytetarit në çdo cep të vendit dhe nuk ka djegie dhe shkuarje huq të votave në aktin e votimit dhe e dyta, idea që të zvogëlohet pragu zgjedhor poashtu do ta ndihmojë mundësinë e kyçjes së më tepër subjekteve në Parlament”, theksoi Zyberi.
Kohëve të fundit, presidenti i ri i shtetit Stevo Pendarovski, por edhe subjekte të ndryshme politike po rihapin debatin për nevojën e ndryshimit të modelit zgjedhor, në favor të rritjes së cilësisë së përfaqësimit të interesave të qytetarëve.
Pendarovski, propozon zvogëlimin e njësive zgjedhore nga 6 sa ka aktualisht dhe lista të hapura.
Edhe BDI është deklauruar pro listave të hapura por kundërshton organizimin e vendit një njësi të vetme zgjedhore.
Ndërsa Aleanca për Shqiptarët paralajmëroi se do të propozojë modelin proporcional me lista të hapura.
SHPËTIM NUREDINI
