Maqedoni

Kuvend, konstatohet marrja e mandatit të Gruevskit: Bogoevski arsyeton dorëheqjen, akuzon VMRO-në se mbron azilantin Gruevski; Mandatet: Akuza LSDM-VMRO, kush mbron e shkel kushtetutën

11.06.2019 18:46

Nikolla Gruevski nuk ëhstë më deputet pasi kuvendi konstatoi dorëheqjen tij...

Dorëheqje nga posti i deputetit dha zyrtarrisht edhe Pavle Bogoevski, për të mos ndikuar sipas tij  në vendimet e organeve hetuese.
 
Teksa arsyetonte dorëheqjen , Bogoevski u mbajti mësim deputetëve të LSDM-së se cfarë do të thotë të jesh deputet i përgjegjshëm. 
 
“Përgjegjësia dorëzohet personalisht, me krenari dhe me kokën lartë para atyre që të zgjodhën, jo në mënyrë qyqare nga arratia dhe duke u fshehur tek diktatorë me bindje të njëjta. Nikolla Gruevski ende udhëheq me VMRO-DPMNE-në, Mickovski dhe kryesia janë vetëm dëgjues të mire partiak dhe me besueshmëri punojnë për liderin e tyre të arratisur”, shprehet deputeti i dorëhequr i LSDM-së, Pavle Bogoevski. 
 
Ky mësim morali nuk I përlqeu opzitës maqedonase. Për VMRO-në, Bogoevski është mirë të merret me shkaqet që e detyruan të dorëhiqet e jo ti mbajë mësim deputetëve të opozitës.
 
Nga LSDM akuzojnë opozitën se po keqinterpreton Kushtetutën duke mbrojtur ish kryetarin e tyre tashmë azilant.
 
“Mendoja se qëllimi i fjalimit të kolegut Pavle Bogoevskit do të jetë arsyetimi i dorëheqjes së tij dhe jo shërimi i frustrimeve. Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së ishte i qartë në kumtesën për opinionin se deputetët e VMRO-DPMNE-së do të deklarohen për drejtësinë dhe ligjet në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit dhe duke kërkuar drejtësi joselektive”, theksoi deputeti VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micovski.
 
“Në Komisionin për çështje të mandateve dhe imunitetit, interpretuat  se Kushtetuta dhe ligji nuk janë shkelur, pasi  azilantit Nikolla Gruevski nuk i është mundësuar ta arsyetojë mungesën. Sipas logjikës suaj Nikolla Gruevski ka munguar me arsye në seancat e Kuvendit. Kështu e interpretuat ju Kushtetutën dhe ligjin e këtë  interpretim e betonuat me mos votim në Komision për marrjen e mandatit", u shpreh deputeti i LSDM-së, Jovan Mitrevski.
 
Vendin e Gruevskit në Kuvend do ta zë Gjoko Kamçev, ndërsa Bogoevskin do ta zëvendësojë Aleksandar Filipovski.
 
SEDAT SELIMI