Maqedoni

VMRO-DPMNE: Funksionarët shkollojnë fëmijët me paratë tona; LSDM: Iku koha kur VMRO hapte vende pune për fëmijët

11.06.2019 19:05

VMRO- DPMNE ka akuzuar Qeverin Zaev për nepotizëm dhe punësim të personave të afërt. MInistri I jashtëm Dimitrov...

VMRO- DPMNE ka akuzuar Qeverin Zaev për nepotizëm dhe punësim të personave të afërt. MInistri I jashtëm Dimitrov, refuzoi punësimin e dy kuadrove të rinj të shkolluar jashtë vendit, por që nuk ishin të afërt me pustetin e si të tillë nuk gjetën punë.
 
Në shënjestër ka qenë edhe vetë vajza e minitrit Dimitrov e cila nga qeveria ka përfituar mjete në vlerë prej 40 mij euro, për studim jashtë vendit.
 
“Qeveria Zaev i ndau bursë vajzës së Nikolla Dimitrovit për të studiuar jasht vendit. Vajza e kryetares së shtetit të Kroacisë mund që të studion me vetfinansim,  por jo dhe vajza e Dimitrovit e cila duhet që të finansohet me paratë tona. Ministria që drejton babai i saj ka refuzuar dy kuadro të rinj mjaft të kualifikuar që kaë magjistruar dhe doktoruar në vende të zhvilluara. Kush është fajtori i ikjes së të rinjëve. Në vendin tone,  në Qeverin e Zaevit, ka vend vetëm për fëmijët e funksionarëve të LSDM-së”, u shpreh kryetar i forumit rinor nga VMRO-DPMNE, Jovan Jauleski.
 
Por nga LSDM,  thonë se koha e nepotizmit ka ikur me ikjen e VMROS-së në opozitë dhe se tani cdo qytetar I ka mundësit e barabarta.
 
“Në 11 vite qeverisje,   VMRO  ka qenë e fokusuar në punësimin e fmiljarëve dhe të afrëmve  të tyre,  në vende pune të rezervuara për ta. Kur VMRO flet për këtë temë,  duhet të drejtohet te Hristijan Mickovski dhe bashkëpuntorët e  tij të afërt,  që janë shembulli klasik I nepotizmit. Derisa familjarët e tyre nuk largohen nga vendet e punës , VMRO nuk ka fytyrë që të flas para qytetarëve në këtë temë”, thonë nga LSDM duke përkujtuar se Antikorrupsioni  ka vërtetuar dhjetra raste ku me dirktiva të VMRO-së janë hapur vende pune speciale për familjar të tyre.
 
GAZMEND KURTISHI