Zjarri në Kisella Vodë, 11 persona ende të hospitalizuar
11 persona ndodhen në hospitalizim si pasojë e zjarrit që dje kaploi një ndërtesë në Kisela Vodë...

Katër nga të hospitalizuarit janë zjarrfikës, të cilët kanë pësuar dëmtime shëndetësore gjatë intervenimit për shuarjen e zjarrit.
Të gjithë pacientët janë në gjendje stabile thonë nga Klinika e Toksikologjisë . “ Simptomat më të shpeshta ishin rëndesë në rrugët e frymëmarrjes, kollitje, ngulfatje, teshtima.
Tre pacientë ishin me dhimbje koke ndërsa tek njëri pacient kishim simptoma gastro idestinal. Megjithatë gjatë ditës së sotme të gjithë pacientët janë në gjendje përgjithësisht stabile- deklaroi Natasha Simovovska nhga Klinika e Toksikologjisë.
Pacientët do të vazhdojnë të qëndrojnë të shtrirë në Klinikë deri sa të merren rezultatet e analizave.
