Maqedoni

Parashikimi i motit

12.06.2019 09:03

Mot me diell dhe vranësira të vogla....

Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë shi lokal, bubullima dhe erë të fortë. 
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri 18 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 24 deri 35 gradë celcius.
 
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Pasdite do të ketë reshje të shkurtra, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të jetë 16, ndërsa ajo maksimale 33 gradë celsius.
 
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil, me diell dhe i nxehtë. Ndërsa gjatë fundjavës pritet të ketë reshje të shiut.