Maqedoni

20 vjet nga hyrja e NATO-s, Kosova nderon aleatët

12.06.2019 11:19

20 vjet më pas roli i SHBA-ve vazhdon të vlerësohet si i pazëvendësueshëm për çlirimin e Kosovës...

20 vjet më pas roli i SHBA-ve vazhdon të vlerësohet si i pazëvendësueshëm për çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj, ndërsa shqiptarët i vlerësojnë si heronjtë e tyre ish presidentin amerikan Bill Clinton dhe ish sekretaren e shtetit, Madeleine Albright.
 
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, një ditë më pare  ka dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” ish sekretaren e Shtetit të Amerikës, Madeleine Albright. Thaçi ka falënderuar atë për gjithçka që ka bërë 20 vjet më parë për çlirimin e Kosovës.“Pas 20 vjetësh ju dhe Presidenti Clinton jeni rikthyer në shtëpinë tuaj për të uruar dhe për të festuar bashkërisht për lirinë e Kosovës. Ish presidenti Clinton,  mbas zbarkimit në Prishtinë  tha se Kosova meriton të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke shprehur bindjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë përkrahjen e plotë për Kosovën në rrugën e saj përpara. 
 
“Kosova e meriton të jetë në BE, NATO dhe në çdo organizatë tjetër në të cilën mund te jetë çdo shtet i pavarur. E gjithë bota sot në gjithë këtë trazirë duhet ta shohë Kosovën si vend të demokracisë, i përkushtuar të përmirësohet e të rritet dhe të jetojë në paqe me fqinjët. Të jeni të sigurt se Amerika do të vazhdojë ta përkrah shtetin e Kosovës dhe secili amerikan do të veprojë kështu”, ka thënë Clinton.