Maqedoni
Pendarovski nga Brukseli: Pres konfirmimin për datën e negociatave
12.06.2019 11:42
Presidenti Pendarovski qëndron për vizitë në Bruksel.....

Shefi i shtetit do të ketë takime të ndara dypalëshe me kryetarin e Këshillit Evropian, Donlad Tusk dhe përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini.
Ai pret se në takimet në Bruksel do të marrë konfirmim të plotë se Maqedonia e Veriut do të marrë datë për fillimin e negociatave.
“Vizita sjell porosi simbolike dhe është me agjendë de qëllim të saktë t’u themi të gjithëve me të cilët do të kemi takime, veçanërisht kryetarit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, se Maqedoniae Veriut e ka përmbushur pjesën e saj të obligimeve. Jemi vendi i vetëm në rajon ku opozita është në Parlament, i vetmi në të cilin funksionojnë të gjithë institucionet, i vetmi ku nuk ka asnjë çështje të hapur me fqinjët”, thekson presidenti I shtetit Stevo Pendarovski.
Ai shton se nuk duhet të harrohet dhe se në rajon ende ekzistojnë struktura dhe individë të caktuar politik të cilët komplotojnë koncepte për zgjidhjen e problemeve të tjera, të cilat janë jo vetëm anakronizëm në shekullin 21, por paraqesin edhe rrezik potencial për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.
