Maqedoni

Gjykata Penale, seancë e re për rastin “Talir”

12.06.2019 12:01

Në Gjykatën Penale në Shkup duhet të vazhdojë sot Gjykimi për rastin “Talir”...

Në Gjykatën Penale në Shkup duhet të vazhdojë sot Gjykimi për rastin “Talir” e PSP-së, që ka të bëjë për financimin e paligjshëm të partisë së VMRO-DPMNE-së.
 
Me kërkesë të palës mbrojtëse, seanca e kaluar ishte anuluar përshkak të mungesës së Prokurorit, leko Ristevski. Në rastin “Talir” të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakievski të cilët ngarkohen për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autoritetit” si dhe “pastrim parave”, si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristevski dhge Elizabeta Zingarovska akuzohen vetëm për veprën “Pastrim parave”. Për veprën e njëjtë, si subjekt juridik me aktakuzë është përfshirë edhe vetë partia VMRO-DPMNE-së.Seanca e parë për rastin “Talir” është mbajtur më 18 shkurt të këtij viti, mirëpo i njëjti është anuluar për disa muaj me radhë dhe ende është në fazën e parë