Maqedoni

Shtyhet gjykimi për “Talir”, mbrojtja pret vendimin e kuvendit për kompetencat

12.06.2019 13:43

Policia ka gjuajtur me plumba gome dhe gaz lotsjellës protestuesit në Hong Kong. Protestat kundër një projektligji të ri janë shoqëruar me dhunë....

Rasti “Talir” i ngritur nga Prokuroria Speciale për finansim të paligjshëm të VMRO DPMNE-së, sërish është shtyrë , kësaj radhe për më 28 qershor  për shkak të vdekjes së një familjari të përfaqsuesit juridik të VMRO DPMNE-së. Ende nuk dihet se si do të vazhdojë  ky në të cilin I akuzuar ëhstë ish kryeministri Nikolla Gruevski që bashkë me  Kiril Bozhinovskin dhe Mile Jankieskin, ngarkohen për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare” dhe “Larje parash”, me tre persona të tjerë , bashkë me vetë subjektin juridik VMRO-DPMNE.
 
Avokati Donco Nakov insiston për shtyrje të seancave deri në momentin  kur  Kuvendi të dalë me një vendim pas kërkesës se cilit do ti takojnë kompetencat për këtë rast, PSP-së apo Prokurorisë së rregullt. Prokurori special Trajce Pelivanov, vlerëson se veprimet e deritanishme të gjykatës, caktimi i seancave,  dorëzimi i ftesave madje edhe lejimi I fjalëve të  prokurorëve të PSP-së, tregon se gjykata e ka pranuar tashmë se PSP është paditësi zyrtar për “Talir”. 
 
Edhe gjykatësi Osman Shabani potencon se për gjyqin kompetencat e PSP-së janë të pakontestueshme. Rasti ka mbetur në fillim, pasi PSP për të ka ngritur aktpadi pas 30 qershorit të 2017, gjegjësisht pas skadimit të afatit për të ngritur aktpadi në përputhshmëri me Ligjin e PSP-së.Ende nuk dihet si do të vazhdojë I njejti pasi Gjykata Supreme tashmë ka vendosur se PSP-ja nuk është kompetente që të përfaqësojë aktpaditë pas 30 qershorit të 2017 dhe pritet që gjërat ti sqarojë Kuvendi. Ajo që dihet është vendimi që ish kryeminstit Gruevski, do ti  gjykohet në mungesë. Që më 2 prill gjykata pranoi kërkesën e Prokurorit Publik  për mënyrë të tillë procediim të rastit, pasi ish kryeministri  gjendet në arrati dhe nuk është i kapshëm për organet e rendit.
 
GAZMEND REXHEPI