Maqedoni

Punësimi i të rinjve, IPA: Koordinimi institucional, i pamjaftueshëm; Bekteshi: Sistemi arsimor t’i përshtatet tregut të punës

12.06.2019 14:51

Papunësia e të rinjëve mbetet problem, por një mangësi tjetër e evidentuar nga ana e Institutit për Politika Evropiane...

Papunësia e të rinjëve mbetet problem, por një mangësi tjetër e  evidentuar nga ana e Institutit për Politika Evropiane është bashkëpunimi jo i mjaftueshëm akademi-institucione shtetërore dhe sektorit privat.
 
Nga IPE theksojnë se duhen  reforma . Për  rezultate në zhvillimin e sipërmarrësisë te të rinjtë është i nevojshëm bashkëunimi i ngushtë në mes këtyre tre aktorëve. 
 
“Dobësinë më të madhe të cilën e kemi evidentuar është bashkëpunimi jo i mjaftueshëm në mes akademisë, komunitetit të biznesit dhe institucioneve shtetërore. Ekziston bashkëpunim, por ajo duhet të rritet çdo ditë e më shumë”, u shpreh Angell Dimitrovski nga Instituti për Politika Evropiane.
 
Ministri i ekonomisë Bekteshi pranon se ka mangësi. Ndryshimi i sistemit arsimor sipas tij, është hapi i parë që duhet bërë në këtë drejtim. 
 
“Duhet që dalë ngadalë të ndërrojmë sistemin arsimor në vend i cili do të përputhet me kërkesat e tregut. Në këtë mënyrë ne vetëm se kemi filluar konsultimet brenda qeverisë, por njëkohësisht edhe me organizatat joqeveritare, me forumet rinore në vend, me të vetmin qëllim që të rinjtë të kenë mundësinë e gjetjes së vendeve të punës së mënyrë sa më të lehtë, por njëkohësisht edhe vende mirë të paguara dhe cilësore”, theksoi Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
 
Bekteshi potencoi se të rinjëve u jepet mundësi që të konkurojnë në programet e Agjencisë për Punësim si dhe me projekte inovative në Fondin për Zhvillim Teknologjik dhe Inovacion. 
 
ERSAN PAJAZITI