Maqedoni

Shtyrja e rasteve të PSP-së, Xholev: Seancat nuk anulohen me faj të gjykatës

12.06.2019 15:28

Kryetari i gjykatës penale në Shkup Ivan Xholev thotë se faji për anulimet e shumta të seancave gjyqsore për rastete e ngritura nga PSP nuk qëndron tek Gjykata....

Sipas tij arsyeja kryesore është mungesa e vazhdueshme e të akuzuarve apo avokatëve të tyre, që kanë më shumë gjykime njëkohësisht. Aktualisht në gjykatën penale procesohen 15 lëndë të Speciales, nga 372 seanca të caktuara brenda një viti e gjysmë, janë mbajtur 248 dhe 124 të tjera janë anuluar.
 
Xholev nuk sheh faj te gjykata që drejton as për arratisjet e të akuzarve në lëndët e PSP-së sic ishte rasti i Gruevskit apo në kthimin e pasaportës Oliver Kamçevit. Nuk e mori mbi vete deklaratën e Ministrit të brendshme dhe sqaroi se kur Oliver Spasovski këkron përgjegjësi nga prouroria dhe gjykatat, kjo nuk nënkupton se gishtin e ka të drejtuar kah gjykata penale. Thotë se Penalja është e pavarur nga ndikimet e jashtme, vendimet që ajo merr janë të balansuara të drejta dhe europiane, të miratuara mbi bazë të dëshmive duke pasur parasysh rekomandimet e Gjykatës për të Drejta të Njerit. 
 
Sipas tij, Gjykata Penale shqipton paraburgim por më pas vendosin instancat e tjera gjyqësore në konsultim me prokurorinë. Sipas statistikave janë pranuar numri më i madh i propozimeve të prokurorive, më saktë nga 123 kërkesa për paraburgim, Gjykata Penale ka pranuar 121. Sa i përket aktakuzës së re për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend, Xholev informoi se akoma nuk është bërë vlersimi i aktakuzës e cila sipas sistemit Akmis I është dhënë gjykatësit Goran Goshevski.
 
FLORA LATIFI