Botë
20 vjetori i bombardimeve të NATO-s në Kosovë, ndërkombëtarët krenarë, penguan gjenocidin
12.06.2019 16:17
Krenarë për parandalimin e spastrimit etnik, në ceremoninë e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë...

Krenarë për parandalimin e spastrimit etnik, në ceremoninë e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë, morën pjesë aktorët kryesorë politik dhe ushtarak të asaj kohe, që urdhëruan të ndalet “kasapi i Ballkanit”, Sllobodan Millosheviç. Ish presidenti amerikan Bill Klinton, sekretarja e jashtme amerikane e asaj kohe Medlin Ollbrajt dhe ish gjenerali i NATO-s Vesli Klark, theksuan se para 20 vitesh i thanë jo dëbimit të shqiptarëve, ndërsa hapi i rradhës do të jetë anëtarësimi i Kosovës në NATO.
"Ishin 90 shtete demokratike që e përkrahnin atë veprim, i cili shpresoj që mos të përsëritet. Ju keni arritje, natyrisht që keni punë për të bërë, por shikoni se ku keni arritur", tha Bill Klinton, ish president i SHBA-ve.
"Lufta në Kosovë ka qenë një parballje , ne e mbizotruam sepse aleanca ishte e fortë dhe ja dolëm se ishte e drejtë. Fushata jonë ishte e vendosur në bazat e drejtësisë, sepse populli shiqptar po largohej dhe dëbohej edhe përgjigja jonë ishte JO”, tha Medeleine Albright, ish sekretare e jashtme e SHBA-ve.
Palmer: Tani është koha për marrëveshje Kosovë-Serbi
Zëvendësndihmësi i sekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, porositi institucionet e Kosovës që të angazhohen në fuqizimin e rendit dhe ligjit. Sipas tij, tani është koha ideale për t’u arritur marrëveshja përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk ka kohë më të mirë, më të përshtatshme se tani për ta bërë këtë. Greqia dhe Maqedonia e Veriut së fundmi e arritën pajtimin dhe ka qenë kjo e arritur nga liderë largpamës dhe natyrisht duke i harruar konfliktet e kaluara. Kosova dhe Serbia duhet të zhbllokojnë të ardhmen evropiane dhe të orientohen nga stabiliteti dhe përparimi”, tha Mathew Palmer, zv/ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit.
Thaçi: Ju na dhatë mundësinë të ndërtojmë të ardhmen
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, duke falenderuar NATO-n, SHBA-të dhe gjith aleatët përendimorë, tha se 12 qershori është në themelet e identitetit të qytetarëve të Kosovë, si pjesë e pandashme e Evropës dhe Perëndimit.
"Ajo çfarë bëri në pranverën e vitit 1999-të, Bota e Qytetëruar, e personifikuar në SHBA-në, Bashkimin Evropian, Aleancën Veriatlantike, ka qenë një hap i madh dhe i jashtëzakonshëm.Ka qenë një hap vendimtar për ta shpëtuar një popull të tërë, për të mundësuar që e keqja të pësojë disfatë dhe që të gjithë neve të na ofrohet mundësia historike, që ta ndërtojmë një të ardhme për ne dhe për brezat e ardhshëm", tha Hashim Thaçi, president i Kosovës.
Thaçi e ka dekoruar ish-komandantin suprem të NATO-s në Evropë, gjeneralin Ëesley Clark, me "Urdhrin e Lirisë" për kontributin e madh që ka dhënë ai për lirinë e Kosovës. Në festimin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës të pranishëm Ishin edhe Kryeministëri I Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta,si dhe liderë rajonal e botërorë.
GYLTENE SINANI
