Botë
Kriza politike në Shqipëri, Juratoviç: Do ndikojë në vendimin e BE-së
12.06.2019 16:47
Kriza politike e përshkallëzuar sidomos javën e fundit, e ka vënë në pozitë Budestagun gjerman...
Tre deputetë, pas përfundimit të takimeve me zyrtarë të lartë të shtetit ne Tiranë, kanë pasur një qëndrim hezitues sa i përket negociatave.
Pavarësisht se u shprehën pro zgjerimit, deputeti Josip Juratovic tha në emër të delegacionit se situata aktuale në Shqipëri, do të ndikojë në vendimin për cceljen e negociatave.
“Situata aktualë do të luaj një rol në vendimmarrjen e KiE. Duke qenë se në pjesën më të madhe të vendeve të BE janë parlamentet që vendosin për çeljen e negociatave, kemi nevojë të gjejmë sa më shumë argumente që të bindim që shqipëria është pjesë integrale e Europës. Kjo është dhe bindja ime. Por, sigurisht që do të flasim hapur si europianë. Duart ta themi qetësisht që jo të gjithë qytetarët në BE janë entuziast për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së. Edhe në Shqipëri apo rajon nuk janë të tërë entuziastë për një anëtarësim të mundshëm. Besoj i referohem këtu të gjithë atyre që kanë një lloj droje përkundrejt kapitujve 23, 24.”, u shpreh deputeti i Bundestagut gjerman Josip Juratovic.
Lidhur me zhdekretimin e zgjedhjeve nga presidenti Ilir Meta, Juratovic nuk pranoi te jepte nje opinion te qarte por tha se vendi e ka nje kushtetute dhe ajo duhet zbatuar.
Pritet qe presidenti Meta te zhvilloje takime me partie aleate te Lulzim Bashes, pas vendimit per zhdekretimin e datës së zgjehdjeve.
Kryeministri Edi Rama vijon fushatën elektorale normalisht, me takime me qytetarët.
LULJETA NDOKA
