Maqedoni
Spasovski: Përmbushëm reformat në sektorin e sigurisë
12.06.2019 16:58
Gjatë dy viteve të kaluara, RMV me përkushtim ka punuar në plotësimin dhe realizimin....

Gjatë dy viteve të kaluara, RMV me përkushtim ka punuar në plotësimin dhe realizimin e të gjitha kritereve të parashtruara nga BE e në veçanti atyre kyçe nënvizoi ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski.
"Pas sjelljes së ligjit për ndjekjen e komunikimeve dhe ligjin për agjencinë tekniko operative dhe me sjelljen e ligjeve për sigurinë kombëtare, përmbyllëm reformat në sektorin e sigurisë të cilat me vite faktori ndërkombëtar i kërkon nga ne dhe janë kushte për procesin tone euroatlantik”, tha Oliver Spasovski, ministër i punëvë të brendshme.
Otway: Për sfida rajonale, duhet përgjigje rajonale
Vendet e procesit te Berlinit do të vazhdojnë t’ju mbështesin në rrugëtimin tuaj tha zv/ambasadori britanik.
“Sfidat me të cilat të gjithë ju ballafaqoheni nuk kanë kufij, prandaj duhet një përgjigje rajonal, duhet të mblidheni dhe të pajtoheni mes vete se si ti tejkaloni këto sfida dh kush mundet të ju përkrah. Në Londër të gjithë ne pajtohemi se duhet t’i tejkaloni këto sfida në përputhje me detyrimet. Vendet e procesit të Berlinit do të vazhdojnë t’ju mbështesin”, tha Dominic Otway, zv/ambasador britanik
Gjatë takimit të grupit drejtues per ceshtje të sigurisë ne kuader te procesit te Berlinit i cili u zhvillua ne bashkepunim me MPJ-ne britanike, u vendos theks i veçantë rëndësinë e integrimit të vendit dhe rajonit në BE për krijimin e një jete të lirë, të sigurtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.
LEONORA KALIQI
