Maqedoni
Ruskovska: Po zhvillohen hetime për funksionarë aktualë; Akuzat për korrupsion: Jahi Jahiu kërkon të mbrohet në liri
12.06.2019 17:43
Pas hetimeve në bashkëpunim me prokurorinë italiane, që cuan në paraburgimin e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike, Jahi Jahiu...

Pas hetimeve në bashkëpunim me prokurorinë italiane, që cuan në paraburgimin e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike, Jahi Jahiu, prokurorja Vilma Ruskoska thotë se është ende herët të flitet.
Sqaron vetëm se pas hetimeve në Itali, ka pasur bastisje edhe në pesë lokacione në Shkup dhe Kumanovë.
“Pas bastisjeve, gjëja e vetme për të cilën jam e informuar është se në Itali janë gjetur dëshmi të cilat do të përdoren në procedurën kundër shtetasve tanë. Neve sapo kemi filluar me hetimin dhe duhet shqyrtuar të gjitha materialet e siguruara dhe për këtë nevojitet kohë e caktuar. Nëse hetimi do të zgjerohet, do ta shohim pasi t’i kemi të gjitha dëshmitë”, u shpreh prokurorja e departamentit kundër krimit të organizuar Vilma Ruskoska.
Ndërkohë Jahiu përmes ankesës kërkon heqjen e masës së paraburgimit dhe që t’i lejohet të mbrohet në liri. Nga Gjykata Penale thonë se masa e paraburgimit është caktuar për shkak të rrezikut për arratisje dhe përsëritje të veprës penale.
Jahiu u arrestua të hënën pas dyshimeve për marrjes së ryshfetit prej 38 mijë eurove, kur bashkë me një punonjëse tjetër në këtë dikaster kanë marrë para për të favorizuar kompaninë italiane “Latanzio”, e cila e ka fituar tenderin për një projekt të financuar me fondet IPA, në vlerë prej më shumë se 1 milion euro, për koordinimin e trajnimeve në administratën publike.
Hetimi dy mujor, izhvilluar bashkarisht me prokurorinë e Milanos , është iniciuar nga Shërbimi Europian për Parandalimin e Mashtrimeve - OLAF.
SEDAT SELIMI
