Botë
Përmbytje në Kinë, 49 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut
12.06.2019 19:37
Së paku 49 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit shumë të keq që në fillim të muajit goditi pjesën jugore të Kinës...

Së paku 49 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit shumë të keq që në fillim të muajit goditi pjesën jugore të Kinës e që shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.
14 të tjerë konsiderohen të zhdukur. Autoritetet konfirmojnë se janë shembur më shumë se 7.000 shtëpi, ndërsa janë evakuar 300.000 persona.
Nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut janë goditur 249 vendbanime në 44 qytete që negativisht kanë ndikuar në jetën e më shumë se 4.5 milionë njerëzve.
Humbjet ekonomike vlerësohen në rreth 1.4 miliardë dollarë.
