Botë

Shpërthimi i ri i Ebolës në Afrikë - "i frikshëm"

13.06.2019 10:07

Udhëheqësi i një organizate bamirëse mjekësore tha se shpërthimi i fundit i Ebolës në Afrikën qendrore "është vërtet i frikshëm"...

Gati 1,400 vetë kanë vdekur në Republikën Demokratike të Kongos, që nga rasti i parë me Ebola në këtë vend, që është shfaqur gushtin e kaluar.
 
Jeremy Farrar, drejtor i organizatës kërkimore Wellcome Trust, me seli në Londër, tha se epidemia është më e keqe se ajo e periudhës 2013-2016 dhe se nuk tregon "shenja të ndalimit"
 
"Republika Demokratike e Kongos nuk duhet të përballet e vetme me këtë", tha ai.
 
Ebola është një virus që fillimisht shkakton ethe, dobësi, dhimbje të muskujve dhe dhimbje të fytit.
 
Pacientët e prekur mund të vdesin nga dehidrimi dhe dështimi i disa organeve.
 
Shpërthimi më i madh që ka ndodhur në Afrikën Perëndimore më 2013-2016, ka prekur 28,616 njerëz, kryesisht në Guinea, Liberi dhe Siera Leone.
 
Atëbotë janë raportuar 11,310 vdekje./evropaelire