Maqedoni

MPB shpallë konkurs për 600 policë të rinjë, Nuhiu: Do të respektohet përfaqësimi i shqiptarëve

13.06.2019 12:18

Ministria e Punëve të Brendshme, ka nevojë edhe për 600 pjetsarë të policisë, për çka ka shpallur konkurs..

Zëvendës ministri i Punëve të Bredshme Agim Nuhiu, për TVM2 konfirmon se në këtë konkurs do të respektohet parimi I përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve dhe etniteteve tjera.                                                                                      
“Siç jeni informuar, Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur konkurs për pranimin e 600 policëve të rinjë, ku kandidatët duhet ti plotësojnë disa kushte siq janë:                                                           
- të jetë shtetas i Maqedonisë së Veriut,                                                               
- të jetë nën moshën 25 vjeçare,                                                                               
-së paku të ketë të kryer shkollën e mesme, të fletë mirë gjuhën maqedonase,                                                                                                           
- të dëshmojë se nuk paraqet rrezik për shtetin,                                               
- të jetë i aftë psiqikisht dhe fizikisht, - dhe të mos i jetë shqiptuar ndalesë për kryerje të profesionit.                                                                                         
 
"Por për MPB do të jetë e rëndësishme që përveq kushteve të lartëpërmendura ti plotësojmë edhe dy kushtet kumulative siç është përgatitja fizike dhe profesionale e kandidatëve, dhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve dhe etniteteve tjera. Prandaj përmes programit tuaj të TVM2, ju bëjë thirrje të gjithë të rinjëve shqiptarë që i plotësojnë kushtet e kërkuara që të paraqiten në konkursin në fjalë, sepse si ZV ministër në MPB mund tju garantojë se do të trajtohen në mënyrën më profesionale, sikurse të gjitha kandidatët tjerë, dhe se do të respektohet përfaqësimi i shqiptarëve”, ka pohuar në një përgjigje me shkrim për TVM2 zv Ministri Nuhiu. 
 
Afati për konkurim është 15 ditë, duke filluar që nga dita e sotme, kandidatët e gjinisë mashkullore duhet të jenë të gjatë 175 cm, kurse vajzat 165.
 
Nga këto 600 pjestarë të rinjë të policies, pjesa më e madhe do të stacionohen në Sektorin e MPB në Shkup 150, kurse 270 pjestarë do të jenë të angazhuar në Sektorin e punëve kufitare.
 
Ohri do të pranonë 70 pjestarë, Strumica 50, Velesi 20, ndërsa Tetovës, Manastirit, Shtipit, dhe Kumanovës do t’ju takojnë nga 10 polic të rinjë.  
 
FITIM KRYEZIU