Maqedoni

“Ekonomist”: Refuzimi i RMV-së për në BE, i gabuar

13.06.2019 14:25

Të refuzohet Shkupi për fillim të negociatave për anëtarësim do të ishte brutal, vetëdështues dhe i gabueshëm...

Të refuzohet Shkupi për fillim të negociatave për anëtarësim do të ishte brutal, vetëdështues dhe i gabueshëm, vlerëson magazina britanike me ndikim “Ekonomist” në shkrimin “BE-ja duhet ta mbajë premtimin ndaj Maqedonisë së Veriut”.

“Problemet e brendshme në BE nuk duhet ta tërheqin vëmendjen nga përparimi i jashtëzakonshëm i vendit, i cili prej shkurtit është riemëruar si Maqedonia e Veriut. Pas disa  viteve pushtet autoritar, qeveria e re, e kryesuar nga Zoran Zaev, filloi me përballjen me korrupsionin dhe riformimin e gjyqësisë. Në rajonin e goditur nga trazira etnike, komuniteti maqedonas dhe ai shqiptar kanë marrëdhënie të mira. Dhe më me rëndësi nga gjithçka, vitin e kaluar Qeveria e Zaevit e nënshkroi Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, duke përfunduar një kontest absurd, por destabilizues rreth emrit të vendit me shtimin e një përcaktimi gjeografik”, shkruan “Ekonomist”.

Maqedonisë së Veriut  i ishte premtuar se me përmbushjen e obligimeve do të mund t’i fillojë negociatat me BE-në dhe inkuadrimin në NATO, që i mundësoi kryeministrit Zaev ta shtyjë brenda Marrëveshjen e Prespës.