Gjykata Penale, seanca të reja për lëndët e PSP-së
Në Gjykatën Themelore Publike në Shkup sot janë caktuar 2 seanca të reja gjyqësore për lëndët “Titanik” dhe “Titanik 3”...

Në Gjykatën Themelore Publike në Shkup sot janë caktuar 2 seanca të reja gjyqësore për lëndët “Titanik” dhe “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale Publike.
Rasti “Titanik” që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore gjendet në procedurë dëshmuese dhe nxirren materialet dëshmuese të propozuara nga PSP.
Bëhet fjalë për rreth 5.900 materiale dëshmuese, si kërkesa për dhënien e letërnjoftimeve, deklarata për persona të autorizuar, fragmente nga llogaritë, vërtetime dhe dokumente tjera dhe dëshmi për keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës nga viti 2013.
Ata dyshohen për shoqatë kriminele, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votim, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.
