Maqedoni

Konvikti Stiv Naumov: Studentët me vetiniciativ përmirësojnë kushtet, drejtoria premton rikonstruimin e konviktit

13.06.2019 15:32

Përfaqësuesit e forumit rinor arsimor në bashkëpunim me studentët e konviktit Stiv Naumov

Përfaqësuesit e forumit rinor arsimor në bashkëpunim me studentët e konviktit Stiv Naumov me vetiniciativ filluan të punojnë në përmirësim e kushteve për jetesë.
 
Kjo nismë filloi me rregullimin e leximores dhe paisjen e bibliotekës projekte që u përfunduan me sukses dhe do vijon edhe me projekte tjera që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve për qëndrim në konvikte. 
 
“Bashkarisht me studentët rregulluam leximoren,paisen bibliotekëm ne libra plotsuese dhe rregulluam një hapsirë për lexim.rregulluam edhe obrorrin duke bërë edhe orendi nga paletat dhe inkuadrim i studentëve me të vërtetë i dha rezultate e duhuara”, u shpreh Martina Ilievska nga forumi rinor arsimor.
 
Studentët thonë se momentalisht kushtet për studim në këtë konvikt janë substandarde dhe duhet që drejtoria të punon edhe në rregullimin e eneterierit.
 
“Duhen rregulluar nyjet sanitare dhe të modernizohet enterieri i tërësishëm i objektit ku kalojmë kohën ne si student sepse me të vërtetë kemi nevojë për kushte më të mira ,sepse këtu ne po kalojmë jetën studentore dhe të gjitha aktvitetet i zhvillojmë në këtë objekt”, theksoi studenti Manger Asemov.
 
Në kontinuitet po punohet për rregullimin e kushteve në konvikte theksoi Drejtori i Konviktit Stiv Naumov Dario Nikollovski, i cili tha se Qeveria ka sjell vendimin që ky konvikt të rinovohet. I njeti do paiset me 2500 shtretër dhe parashihet edhe përmirësimi i kushteve për qëndrim.
 
“Plani është i qartë do e rikonstruojnmë  tërësisht konviktin,që të sigurojmë kushte të mira për jetesë, dhe do rinovohet edhe pjesa ku qëndrojnë femrat me qëllim që studentëve tu sigurohen kushte sa më bashkëkohore për qëndrim në konviktin Stiv Naumov”, u shpreh drejtori i Konviktit Stiv Naumov Dario Nikollovski.
 
Në konviktin Stiv Naumov studentët paguajnë 3400 denarë dhe një shumë të njetë e paguan edhe shtei për ta si participim. Përveç qëndrimit studentëve iu sigurohen edhe tre shujta në ditë.
 
FLUTURA LATIFI