Maqedoni

Merkel: Në shtator vendimi për negociatat me RMV-në; Zaev: Vendi fillojë negociatat me BE-në këtë vit

13.06.2019 15:47

Kancelarja gjermane Angela Merkel konfirmon se Bundestagu gjerman në muajin shtator...

Kancelarja gjermane Angela Merkel konfirmon se Bundestagu gjerman në muajin shtator do të marrë vendimin për dhënien e pajtueshmërisë për fillimin e negociatave mes Maqedonisë se Veriut  dhe Bashkimit Evropian. Lajmi u bë i ditur pas takimit të kryeministrit Zoran Zaev me kancelaren gjermane Merkel, në Berlin. 
 
"Kancelarja Merkel ka informuar se Bundestagu do të sjell vendim në shtator për fillimin e negociatave  të BE-së me Maqedoninë e Veriut, në pajtim me procedurat  e Gjermanisë për çështjen e zgjerimit të BE-së. Në takim kancelarja potencoi se Maqedonia e Veriut  ka realizuar  atë që është pritur ndërsa ajo dhe Berlini këtë e sheh  pozitivisht” – thuhet në komunikatën e lëshuar nga qeveria. 
 
Ndërkaq kryeministri Zaev është shprehur se Maqedonia e Veriut ka besim të madh tek Gjermania dhe kancelarja Merkel, kur bëhet fjalë për politikën e zgjerimit të  BE-së me Ballkanin. Siç infojmonë nga qeveria, sipas bisedës me kancelaren Merkel, Zaev është i bindur se vendi do ti fillojë negociatat këtë vit.
 
"Më vjen mirë se deputet të respektuar dhe me ndikim të bundestagut dhe CDEU u konfirmua e njejta. Në takim theksova se na gëzon fakti që në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Gjermane  ka qëndrim pozitiv për vendin tonë në raport me fillimin  e bisedimeve për antarsim  në BE dhe se duhet të respektohen procedurat  dhe proceset demokratike  të cilat do t’i mundësojnë Bundestagut që të miratojë vendim pozitiv në shtator,”- tha Zoran Zaev, Kryeministër I RVM-SË. 
 
Edhe nga zyra e kancelares Merkel kanë lëshuar komunikatë për takimin Zaev- Merkel ku thuhet:”Gjermania bashkë me Francën kanë vendosur një qëllim. Përforcimin e stabilitetit në rajonin ballkanik. Hap i rëndësishëm për këtë ishte zgjidhja e kontestit të emrit “Maqedonia”. Nën mbykqyrjen e KB-ve, vendi ballkanik nga shkurti,  2019  u riemërua në “Maqedonia e Veriut”, me çka morri fund kontesti me Greqinë që zgjati nga viti 1991”. 
 
Ofenziva diplomatike  e politikanëve vendor me ata evropian bart me vete  misionin bindës për të marrë vendi  datën për fillimin e bisedimeve  vetëm disa ditë para samitit të qershorit kur vendet e BE-së duhet të votojnë nëse do të japin dritë jeshile për negociata, apo do të presim në samititn e rradhës . Parimi vendim marës politik i BE-së, parasheh që nëjzëri 28 vendet anëtare, duhet të vendosin për politikën e zgjerimit të BE-së.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU