Maqedoni

Kumanovë, rinovohen hapsirat e inspektoratit të tregut

13.06.2019 16:08

Me financim të organizatës turke “TIKA”, po punohet intenzivisht në rikonstruimin e hapsirave të Inspektoratit Shtetror të Tregut në qytetin e Kumanovës...

Rami Emini, udhëheqës i këtij Inspektorati, thotë se ishte e patjetërsueshme nevoja për një rikonstruim të këtillë.
 
 “Nevoja për rinovim ka qenë e kahershme, ngase kushtet për punë ishin të mjerueshme, arritëm që përmes proektit të përgatitur të konkurojmë dhe fitojmë ndihmë financiare nga Organizata Turke TIKA”, u shpreh udhëheqës i inspektoratit shtetror të tregut në Kumanovë, Rami Emini. 
 
Emini poashtu thekson se përveç rinovimit të hapsirave është paraparë edhe mobilimi i të gjitha zyrave.
 
Për realizimin e këtij proekti janë paraparë 57.000 euro. Punimet pritet të përfundojnë brenda 3 javësh.
 
FATLUM AQIFI