Maqedoni
KRRE, ka interesim për centrale të reja fotovoltaike
13.06.2019 16:33
Janë shqyrtuar kërkesat për katër licencat për prodhimin e energjise diellore, tre prej të cilave janë për termocentralet fotovoltaikë...

Janë shqyrtuar kërkesat për katër licencat për prodhimin e energjise diellore, tre prej të cilave janë për termocentralet fotovoltaikë që nuk do të përdorin një tarifë preferenciale dhe prodhimi i energjisë elektrike do të shitet në tregun e lirë.
Nga Komisioni Rregullator I energjetikës thonë se është mirë që ka interesim në ndërtimin e centraleve të reja fotovoltaike që nuk përdorin një subvencion fiks dhe padyshim që nuk do të përdorin një pritje financiare, por kanë vendosur të shesin energjinë elektrike në tregun e lirë.
“Unë jam i kënaqur që ka interes në ndërtimin e centraleve të reja fotovoltaike që nuk përdorin një tarifë fikse, dhe padyshim që ata nuk do të përdorin një çmim, por ata vendosën të shesin energjinë elektrike në tregun e lirë. Unë besoj se ky është një overtyrë i mirë për tenderin e fundit për termocentralet fotovoltaike dhe pres që nuk do të ketë shpenzime të mëdha buxhetore për kompanitë që do të kenë të drejtën për të ndërtuar termocentrale”, u shpreh kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Bislimovski gjithashtu theksoi se aktualisht sipas analizave nga viti 2018, 0.7 deri 0.8 përqind të energjisë elektrike totale të prodhuar në vend është prodhim fotovoltaik që është afër mesatares evropiane.
SEDAT SELIMI
