Maqedoni

Moti në RMV, fazë e verdhë alerte, temperatura 39 gradë

13.06.2019 16:52

Maqedonia e veriut në dy ditët e ardhshme do të përfshihet nga faza e verdhë...

Maqedonia e veriut në dy ditët e ardhshme do të përfshihet nga faza e verdhë, dhe kompetentët këshillojnë qytetarët që të mbrohen nga rrezet e diellit, duke iu shmangur rrezeve nga ora 11 deri në ora 17. 
 
Nga enti hidromometeorologjik thonë se na pret mot mjaft i ngrohtë deri në 39 gradë celsius.
 
"Gjatë ditës së nesërme  temperaturat do të jenë prej 30 deri në 39 gradë celsius, do të jetë mot i ngrohtë, UVE indeksi do të ketë vlerën  9 ndërsa anë disa vende edhe 10. Këto temperatura do te bien në fazën e verdhe", tha Dushanka Tanushevska, sinoptikane.
 
Në rretha kur temperaturat arrijnë në rreth 40 gradë celzius mjekët rekomandojnë që qytetarët të kenë kujdes të shtuar rreth shëndetit.
 
Rekomandohet përdorimi i ushqimit të freskët dhe lëngjeve të lehta, pa pije alkoolike, ndërsa personave me sëmundje kronike u rekomandohet ti ndjekin udhëzimet e mjekut.
 
"Për moemntin nuk kemi rritje të numrit të thirrjeve në kuadër të ndihmës së shpejtë,por kemi rritje të thirrjeve emergjente, që ndodh më së shumti nga temperaturat e larta dhe mosmarrja e terapive të rregullta që i kanë pacientët, mosmarrja e lëngjeve të nevojshme për këtë kohë, vie deri te përkeqësimi i organizmit", tha Milica Buballo, nga ndihma e shpejtë.
 
Mjekët këshillojnë  për kujdes të shtuar sidomos nga personat me sëmundj kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI