Maqedoni
Tevdovski: Tatimimi progresiv po jep efekte pozitive
13.06.2019 17:15
Tatimimi progresiv ka dhënë efekte pozitive dhe rezultate të mira....

Këtë e thotë studimi për rezultatet e para të tatimimit progresiv. Tatimimi po arrin qëllimet e projektuara thot ministri i financave Dragan Tevdovski. Reforma tatimore, e kombinuar me refomat sociale, sipas tij realizon ulje të dukshme të pabarazise dhe është mjet i fortë në luftën kundër varfërisë.
“Rritja e të ardhurave të buxhetit në bazë të tatimit mbi të ardhurat personale duhet të jetë 8%, deri tani, në vitet e kaluara, buxheti është projektuar me rritje të atij tatimi diku rreth 5%. Për momentin, në pesë muajtë e parë realizimi ynë është 17.5%. Kjo na jep të drejtën e plotë dhe jemi të sigurt se atë që e kemi projektuar do të realizohet. Është shumë e rëndësishme që ato mjete të cilat janë të projektuara më lartë, do të përdoren për reformën sociale. 25.000 familje do të fitojnë transfer social më të lartë”, tha Dragan Tevdovski, ministër i financave.
Profesori universitar Marjan Petreski theksoi se 8.3% e mjeteve të mbledhura nga tatimimi janë si rezultat i rritjen së punësisë dhe rritjes së pagave, kurse pjesa tjetër nga taksimi progresiv. Sipas përllogaritjeve, vlera e përgjithshme e tatimit që do të mbush arkën shtetërore është diku rreth 20 miljon euro. Megjithate nuk mungojnë ankesat nga sektori privat. Sektori i IT-së, si më i prekur nga tatimimi progresiv, është më i zëshën në këtë drejtim. Rreth 30% të të punësuarve duhet që të paguajnë tatm progresiv dhe kjo sipas tyre është e papërballueshme. Apelojnë për lehtësime tatimore.
“Duhet qeveria të mendon dhe duhet ta bëjë sistemin për sektorin e IT-së, ashtu siç është në Bullgari. Në Bullgari, edhe pse ishste edhe atje me vite shkalla e ndryshuar, tatimimi filloi për ato që kanë të ardhura mbi një mijë euro, kanë paguar tatim progresiv, kurse ato që kanë pasur të artdhura më të ulëta se 1 mijë euro kanë paghuar vetëm kontribute. Flasim këtu gjithnjë për sektorin e IT-së”, tha Aneta Pesheva, kryetare e këshillit drejtues – Massit.
Sa i pëkret zërave se të rinjtë po braktisin vendin për shkak të tatimimit progresiv, Pesheva theksoi se kjo nuk qëndron për shkak se migrimi i të rinjëve që punojnë në sektorit e IT-së ka nisur shumë vite më parë. Megjithatë apelojnë që qeveria të ndërmerr politika të caktuara për mbajtjen e inzhinierëve të informatikës në vend.
ERSAN PAJAZITI
